Zgjedhjet më 11 dhjetor në duart e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, VMRO-ja pajtohet me gjithçka

281

lideret

Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka pranuar gjithçka në lidhje me marrëveshjen për mbatjen e zjgedhjeve më 11 dhjetor, e gjithë bara ka ngelur në duart e partisë opozitare të LSDM-së dhe dy partive shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së në lidhjem me anëtarin e pestë të trupit ad-hoc.

Pas më parë i pari e lëshoi takimin lideri i VMRO – DPMNE, Nikola Gruevski i cili theksoi se partia e tij do të pranojë të gjitha kërkesat e LSDM-së – propozimin e tyre për redaktor në RTVM, dhe metodologjinë për monitorimin e mediave, ndërsa në lidhje me anëtarin e pestë të trupit ad-hok, Gruevski shtoi se le LSDM-në të të merret vesh me partitë shqiptare dhe se VMRO – DPMNE do të pranojë këtë vendim.

“Ne i pranojmë këto propozime që mos t’ia mundësojmë LSDM për të gjetur justifikime të reja për të shtyrë zgjedhjet më 11 dhjetor”, – tha Gruevski, njofton TetovaSot.

Ai dhe përfaqësues të VMRO – DPMNE u tërhoqën nga procesi i negociatave dhe u larguan nga Klubi i deputetëve.

Gruevski tha se kur partitë e tjera të bien dakord do të kthehet për të nënshkruar atë që duhet.

Bisedimet janë duke u zhvilluar në mes Zoran Zaevit, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

Comments