Paraqituni deri ditën e premte në KSHZ ose nuk do të keni të drejt vote
Agjencia e lajmeve Zhurnal njofton të gjithë qytetarët që gjinden në listën zgjedhore kontestuese të KSHZ-së, që menjëherë ta verifikojnë ekzistimin nëpërmjet dërgimit të dokumenteve valide të tyre, që mos të humbin përgjithmonë të drejtën e tyre të votës, afat i cili skadon ditën e premte, transmeton Zhurnal.mk
Kanë ngelur edhe pak ditë që ta kontrolloni listën e votuesve të cilët duhet që të verifikohen dhe nëse emri juaj figuron në këtë listë, atëherë APLIKONI menjëherë për ta verifikuar pjesëmarrjen tuaj në regjistrin zgjedhor.