Saimir Tahiri dhe lidhja e tij me bandën e trafikantëve Habilajve është kthyer në temën e ditës prej disa ditësh në fakt.
Jo më larg se sot Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetit në fjalë dhe gjithashtu kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.
Mirëpo kjo nuk është e vetmja masë ndaj tij, pasi burime konfidenciale sipas Lapsi.al bëjnë me dije që nga dita e djeshme Saimir Tahirit i është bllokuar pasaporta për shkak të hetimeve mbi bandën e Habilajve dhe dyshimet për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Po ashtu, Saimir Tahiri mësohet se mbahet nën vëzhgim nga agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror për të parandaluar ndonjë tentativë arratisjeje të ish Ministrit të Brendshëm jashtë vendit.
Gjithashtu edhe agjencitë e huaja partnere kanë kërkuar vëzhgimin e Tahirit, pasi edhe ato e shohin si një prej aktorëve kyç në trafikimin e drogës në nivel ndërkombëtar.
/joq.al