Pastrimi i listës zgjedhore, analistët: S’është garanci për zgjedhje kredibile

183

 

Pastrimi aktual i listës zgjedhore nuk mund të jetë garanci për zgjedhje kredibile vlerësojnë analistët Bashkim Selmani dhe Selim Ibrahimi transmeton TVM2

Analisti Selmani konsideron se vetëm regjistrimi i popullsisë mund të siguronte proces të besueshëm zgjedhor.

“E gjithë kjo nuk do të jetë asnjë zgjidhje reale siç mendon faktori politik por kjo akoma më tepër do të dëmtojë vetë faktorin shqiptarë duke e ditur se një pjesë e madhe e shtetasve të Maqedonisë perëndimore pikërisht lëvizin jashtë RM-së. Këtu do të ishte mirë që të kishte një listë të veçantë, të bëhet regjistrimi i tyre atëherë do të kishte mundësi të ishin zgjedhjet kredibile, mirpo asnjë herë nuk mund të ketë zgjidhej reale dhe juridike në rast se nuk do të bëheshte regjistrimi i popullsisë. Vetëm regjistrimi i popullatës do ti elmininonte të gjitha këto probleme dhe do të definonte numrin real të shqiptarëve në RM.” – tha analisti politik, Bashkim Selmani.

I të njëjtit mendim edhe analisti Selim Ibrahimi. Sipas tij përpos regjistrimit si parakusht bazik duhet përmbushur edhe disa parakushte.

“Një vëzhgim më i drejtëpërdrejtë nga bashkësia ndërkombëtare pra nga OSBE-ja, ndërrimi i figurave udhëheqëse të KSHZ-së dhe e treta forma e numërimit që deri më tani e ka zbatuar KSHZ-ja. Por si bazike duhet parë regjistrimin. Pa një regjistrim nuk mund të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, pra nuk mund të kemi një numër të saktë.” – tha analisti politik, Selim Ibrahimi.

Votuesit e dyshimtë kanë mundësinë që deri më 19 gusht të dëshmojnë se nuk janë fantom dhe rikthejnë të drejtën e votës, në të kundërtën rrezikojnë të fshihen nga lista zgjedhore.

Comments