Patozi paralajmëron Ramën: Mos degrado, se do të merresh peng

229

astrit-patozi

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka replikuar fort ditën e sotme në Parlament me kryeministrin Rama. Patozi gjatë fjalës së tij të parë foli për situatën e kanabisit, duke thënë se Shqipëria është një situatë alarmante.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e Ramës, i cili i tha Patozit që të mos kompleksohej nga raportet e huaja.

“Astrit, unë flas brenda realitetit. Avioni u nis nga Italia dhe erdhi në Shqipëri. A imagjinon dot që Italia nuk ka ende sot informacion për këtë/Panorama.

Imagjinoni tani të ngrihet opozita italiane dhe të bëjë zhurmë për këtë”, i tha Rama Patozit. Por deputeti i PD-së u përgjigj menjëherë.

“Droga është problem kombëtar. Përmende këtu çështjen e SHBA-ve, që janë marrë peng edhe udhëheqës politikë kur është cenuar siguria kombëtare.

Mos e degrado edhe më shumë situatën, nuk ta uroj, por mund të kesh fatin e ndonjërit prej tyre”, tha Patozi.

Comments