PDSH:Të Nivelizohet numri i votuesve në të gjitha njësitë zgjedhore

222

PDSH thekson se BDI nuk do të ketë qasje korrekte ndaj votuesve shqiptarë lidhur me këtë disbalans që është krijuar me njësitë zgejdhore.

BDI dhe VMRO bashkërisht me LSDM-në prej 2011 në vazhdimësi kanë anashkaluar kërkesën e PDSH-së për nivelizim të numrit të votuesëve nëpër njësi zgjedhore. Përkujtojmë opinionin se pikërisht këta parti politike përkundër kundërshtimit të PDSH-së e rritën prej 1 në 3 për  më pas në 5% numrin mesataren e më shumë  votuesve  që mund të ketë një njësi zgjedhore në krahasim me njësitë tjera zgjedhore. Me këtë njësitë zgjedhore me votues shqiptarë kanë më shumë votues dhe rrjedhimisht shqiptarët humbin numër të konsiderueshëm të deputetëve. Ne si PDSH kërkojmë nivelizimin e tërësishëm të numrit të votuesëve nëpër njësi zgjedhore me çka do të barazoheshte edhe vlefshmëria e votës në nivel shtetëror. Në nuk dyshojmë se BDI do të bëjë argatllëkun ndaj maqedonasve edhe këtë herë dhe do të dëmtohet vota shqiptare.Do të marrin disa mijë votues shqiptarë nga njësi numër gjashtë dhe do t’i bartin në njësinë zgjedhore numër pesë dhe dallimi do të shumë i madh në krahasim me njësitë tjera ku shumicë janë maqedonasit, thonë nga PDSH-ja për Tv Kohën. 

Sipas tyre më këtë një kandidat  shqiptarë në njësinë zgjedhore numër gjashtë për tu bërë deputet duhet të marrë mbi shtatë mijë vota, kurse një kandidat  në njësitë tjerë mund të bëhet edhe me gjashtë mijë vota.

Comments