Pejë/ I dyshuari shtiu me armë në drejtim të qytetarëve që po qëndronin në terasë, Policia jep detaje

197

Një tentim vrasje raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Kryshec të Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri nga vetura në drejtim të viktimave të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, transmeton lajmi.net.

I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit,i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Comments