Për kë votuan zonjat Trump?

323
fresco

midle

Reja e Donald Trumpit, Lara, të martën ka garantuar Erin Burnettin e CNN-it se ajo dhe Melania Trump kanë votuar për Trumpin në vendvotimin e tyre në New York.

Ky reagim i saj erdhi pasi Burnett lëshoi një video-incizim i cili sikur shfaqte bashkëshortin e Lara Trumpit, Ericun, të birin e Donaldit, duke shikuar me bisht të syrit fletëvotimin e saj, si dhe pamjet ku Donald Trump inspektonte fletëvotimin e Melanias.

Ato video u shpërndanë nëpër mediat sociale gjatë ditës.

“As që i kam parë fletëvotimet e tyre”, ka thënë Trump duke qeshur. “Nuk e kam ditur se bashkëshorti im po më kontrollonte por mund të them se unë dhe Melania votuam për Donald Trumpin për president të SHBA-ve”.

Comments