Besojeni ose jo: Këto janë mallkimet më të tmerrshme në histori të sportit (FOTO)

342
fresco
midle

Chicago Cubs janë një nga ekipet që së fundi kanë thyer një “mallkim” 71 vjeçar. Të tjerë ende vuajnë disa mallkime, duke mos qenë në gjendje të fitojnë një titull prej shumë vitesh.

Era e padurueshme e dhisë la për më shumë se 70 vite pa titull Cubsat, zemërimi i Virgjëreshës po i pamundëson Lionel Messit dhe shokëve të tij të sjellin një titull të Kupës së Botës në Argjentinë, golat e Ramseyt vazhdojnë të shkaktojnë vdekje misterioze. Këto janë disa nga mallkimet në sport, që kanë bërë kurioz të gjithë me historitë e tyre, shkruan lajmi.net.

Besojeni ose jo, gjitha këto mallkime vijnë paralelisht me një fatkeqësi.

Mallkimet më të mëdha në sport:

Mallkimi i “dhisë” që zuri Cubsat

Ishte 6 tetori i vitit 1945, kur Willian Sianis, pronar i një taverne në Çikago, shkoi në  ‘Wriglez Field’ me dhinë e tij, për të ndjekur një ndeshje të Cubs (skuadër e bejsbollit).

Tifozët që ishin rrotull, nuk munden ta durojnë erën e dhisë së Sianis, dhe i kërkuan të largohet nga stadiumi.

Kjo bëri që pronari i tavernës ta linte stadiumin me plot urrejtje, madje edhe duke i mallkuar Cubsat.

“Cubs nuk do ta fitojë asnjë titull të kampionit”, pati thënë i zhgënjyer Sianis, diçka që dukej e pabesueshme për një skuadër kampione siç ishte Cubs.

Por që nga ajo kohë, Cubs kanë vuajtur e pritur shumë për ta thyer “mallkimin” e dhisë, dhe pas 71 viteve, ata javën që lamë pas fituan titullin e kampionit.

Argjentina vazhdon ta vuaj zemërimin e Virgjëreshës së Copacabana

Në vitin 1986, Kombëtarja e Argjentinës në futboll, fitoi titullin e parë dhe të vetëm të Kupës së Botës, së organizuar në Meksikë.

Për t’u përgatitur për të luajtur në lartësinë mbidetare që ka Meksika, trajneri Carlos Bilardo, kishte dërguar skuadrën në një kampus për një muaj, në qytetin Tilcara, Jujuy, në veri të Argjentinës.

Gjatë qëndrimit atje, ekipi kombëtar vizitonte vende të ndryshme që ofronte kjo zonë, dhe një vizitë i bën një kishe.

Në Kishë, ata kërkuan ndihmë nga Virgjëresha e Copacabanës për të fituar Kupën e Botës, dhe premtuan se nëse e arrin atë, do të rikthehen për të shprehur falënderime për përmbushjen e ëndrrës.

Por pas suksesit në Meksikë, asnjë zyrtar i Argjentinës nuk ishte kthyer në Tilcara për të falënderuar. Shumë besojnë se zemërimi i Virgjëreshës ka të bëjë me dështimet që Argjentina ka regjistruar viteve të fundit në Kampionatet Botërore.

Mos e prek trofeun e Ligës së Kampionëve

Që nga koha kur Kupa e Kampionëve ka ndryshuar emrin në Liga e Kampionëve, çdo lojtar që ka prekur trofeun para kohe, ka humbur finalen në fund.

Në vitin 2004, ishte Ludovic Giuly që preku trofeun e Ligës së Kampionëve derisa skuadrat po hynin në fushë, por ai pastaj pa teksa Monako u mposht 3:0 nga Porto e Jose Mourinhos, madje ai vet u lëndua që në minutën e 23-të të ndeshjes.

Këtë mallkim ka përjetuar edhe Paolo Maldini, kur në finalen Liverpool – Milan, preku trofeun.

Kujtojmë se Milani pjesën e parë të kësaj finale e fitoi 3:0, për të humbur pastaj në penallti.

Rasti i fundit ka ndodhur në vitin 2012, kur mesfushori i Bayern Munich, Anatoliy Tymoshchuk, bëri të njëjtën gjë, në finale ndaj Chelsea.

Ndërtesa që solli 29 vite thatësirë.

‘The One Liberty Place’ theu një rregull themelor në Filadelfia, rregull që ndalon ndërtimin e një ndërtesë më të lartë se statuja e William Penn, themeluesit të qytetit.

Misteri në sport, ka nisur që nga momenti i fillimit të ndërtimit të asaj ndërtese. 29 vite zgjati mallkimi i fitimit të një titulli i skuadër Philadelphia Phillies në MLB. Historia thotë se para se të ndodhte kjo, disa punëtorë kanë lëvizur statujën në çatinë e ndërtesës.

Golat e Aaron Ramsey

Golat e lojtarit të Arsenalit, Aaron Ramsey gjithmonë janë diskutuar. Mallkim apo rastësi, sa herë që ka shënuar ai, ka vdekur një figurë e famshme botërore.

Bin Ladden, Steve Jobs, Muammar Khadafi, Whitney Houston dhe Alan Rickman, janë personat që kanë vuajtur mallkimin e Ramseyt.

Mallkimi i valltareve

Një mallkim i pazakontë ka ndodhur në vitin 1983. Pas triumfit në Super Bowl, Virginia McCaskey mori presidencën e Chicago Bears pas vdekjes së babait, pronarit të ekipit.

Në mesin e disa vendimeve të marra nga presidenca e re, ishte edhe mos vazhdimi i kontratave të valltarëve, me pretendimin se aty kishte shfaqje shumë seksiste. Që atëherë, ata kurrë më nuk kanë fituar një titull.

Mallkimi i Guttmann

Benfica e Portugalisë vazhdon të vuaj deklaratat e trajnerit Austro – Hungarez, Guttmann.

Edhe pse fituan dy tituj radhazi të Kupës së Kampionëve në vitet 1961 dhe 1962, portugezët vendosën të largojnë trajnerin e tyre, dhe që nga ajo kohë, ata kanë dështuar të fitojnë një garë në Evropë.

“Benfica nuk do të jetë kurrë më kampione e Evropës pa mua. Klubi nuk do të fitojë në Evropë në 100 vitet e ardhshme”, pati “mallkuar” Guttemann kur është larguar, dhe që nga ajo kohë, Benfica ka humbur finale të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Ndryshuan emrin, nuk fituan kurrë

Një nga “mallkimet” në sport ka prekur edhe Sacramento Kings, të cilët titullin e fundit e fituan në vitin 1951.

Por, kur ata fituan këtë titull, quheshin Rochester Royals. Pas këtij suksesi, ata ndryshuan emrin dhe vendin, për të mos fituar kurrë më.

Mallkimi po i lë pa tituj

Gjithçka nisi me shitjen e Bobby Layne kundër vullnetit të tij nga Detroit Lionles te Steelers Pittsburgf, në NFL.

I pakënaqur me vendimin, Layne thuhet se ka mallkuar ish skuadrën e tij, që të mos fitojnë asgjë në 50 vitet e ardhshme. Janë bërë 58 vite nga titulli i fundit i Detroit Lionles./lajmi.net/

Comments