Për vetëm një ditë kënga ‘Doruntina’ e Taynës arrin një milion klikime!
Këngëtarja nga Prizreni, Tayna ka sjellur projektin e katërt me radhë të quajtur “Doruntina” me emrin real të saj, shkruan lajmi net.
Kësaj radhe, Tayna i këndon dashurisë e që vjen tejet atraktive në klipin e ri, duke bërë që kënga të admirohet edhe nga publiku.
Për vetëm një ditë projekti ka mbledhur 1 milion klikime në kanalin Youtube, një sukses i madh të cilit i është gëzuar këngëtarja Shala.
“1 ditë, 1 Milli ❤ hajde e pina njo per dashni🥃”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Tayna ka bërë bujë të madhe këtë verë me lansimin e disa projekteve tejet të pëlqyera nga fansat. /Lajmi.net/