Përfundoi faza e parë e riparimit të rrjetit elektrik në rajonin e Shkupit, pas përmbytjeve

298

EVN Maqedoni e ka përfunduar fazën e parë të riparimit të rrjetit shpërndarës në rajonin e Shkupit, i cili ishte më i prekur nga përmbytjet.

Të gjitha trafostastacionet në vendbanimet që kanë pësuar më së shumti nga stuhia e madhe janë nën tension dhe të gjithë konsumatorë mund të kyçen në rrjetin shpërndarës. Pavarësisht mundësisë për t’u kyçur nën tension edhe dhjetëra konsumatorë, shtëpitë e të cilëve janë nën ujë dhe baltë, ata mbeten pa energji elektrike për shkak se për momentin një gjë e tillë nuk është e sigurt.

Edhe në lagjen e Ilindenit, trafostacionet që ishin nën ujë tashmë janë të pastruara dhe të vëndosura nën tension. Faza e ardhshme, të cilën EVN Maqedoni e fillon në këtë rajon, është pastrimi i ormarëve matës nga balta dhe tharja e tyre nga lagështia, si dhe zëvendësimi i orëmatësve të dëmtuar, shtyllave dhe pajisjeve të tjera energjetike. Do të zëvendësohen të gjitha objektet e dëmtuara energjetike dhe do të riparohet në tërësi rrjeti shpërndarës me mjete të kompanisë.

EVN Maqedoni apelon që konsumatorët në rajonin ku riparohet rrjeti asgjë të mos bëjnë kokë më vete dhe për çdo gjë që është e nevojshme rreth instalimeve dhe pajisjeve energjetike të jenë në koordinim me ekipet e EVN-së.

Comments