“Përgjaket” fotografia e Hashim Thaçit në Tetovë pas homazheve për Astrit Deharin

542

hashimi-tetove-bilbord_1478708063-9598114

Pas vdekjes tragjike në burg të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, homazhe dje u mbajtën edhe në Tetovë, pas çka fotografia e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në një bilbord të këtij qyteti, gdhiu “e përgjakur”.

 

Sipas portalit “Periskopi”, i cili publikoi fotografinë, bilbordin e Thaçit, ku njoftohet për shpalljen e tij, muajin e kaluar, “Doctor Honoris Causa” në Universitetin e Tetovës, e kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe aktivistë të Vetëvendosjes.

Comments