Përgjohen bisedat telefonike të Adem Grabovcit (AUDIO)

248

Adem-Grabovci-shef-i-GP-të-PDK-së

Mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011, ka siguruar edhe publikuar, të hënën, portali online “Insajderi”. Bazuar në këto publikime, ky portal shkuan se Grabovci është njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK’së së pushtetshme.

Koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë. I luten të gjithë për kryerjen e favoreve. Ai iu nënshtrohet vetëm dy vetave: Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Adem Grabovcin të gjithë e thërrasin “shef”. I tillë është me veprime kur është fjala për të shpërdoruar autoritetin zyrtar.

Fuqia e tij dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet me një seri përgjimesh telefonike që ka siguruar Insajderi. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, ai punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.

Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Pos kësaj, Grabovci punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Më poshtë keni disa nga bisedat telefonike të përgjuara:

 

Comments