Përmbytet Vlora nga reshjet



Me siguri që qytetarët e Vlorës nuk e duan shiun. Ky konstatim të vjen në mendje po të shohësh si janë kthyer rrugët e këtij qyteti, përfshi edhe Lungomaren pas disa orësh reshje. Banorët ankohen se ka rënë pak orë shi dhe qyteti u përmbytet sërish, rrugëve iu kthye kaosi, ndërsa mjetet zhyten frikshëm në to.
Problemi në këtë qytet është i përvitshëm, sa herë bie shi për disa orë në përsëritet i njëjti fenomen. Shkak për përmbytjet e shpeshta është bërë mosfunksionimi i rrjetit te kanalizimeve.