Përmbytjet autobusi me dasmorët, 21 të vdekur mes tyre nusja dhe dhëndëri
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat muson kanë goditur një autobus që transportonte të ftuarit e një dasme të shtunën në veriperëndim të Pakistanit, mes tyre edhe nusja me dhëndërin.
Zëdhënësi për autoritetet lokale të menaxhimit të fatkeqësive, Latifur Rehman, tha se incidenti ka ndodhur në një rajon në kufi me Afganistanin duke vrarë 21 njerëz..
Të paktën katër persona janë ende të humbur mes tyre edhe nusja dhe dhëndëri.
Autoriteti i Menaxhimit të katastrofave tha në një deklaratë të shtunën se më shumë se 55 njerëz janë vrarë në të gjithë Pakistanin në Korrik.