30 mijë persona nga Kosova dhe Maqedonia për vikend në Shqipëri

229

Ky numër i madh i turistëve të cilët po shkojnë për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar nuk është shoqëruar me orë pritje apo incidente të tjera pasi autoritetet e të dyjave palëve kanë punuar me kapacitete të plota.

Fluks i madh i turistëve ka përfshirë shtetin shqiptar ku raportohet se rreth 30 mijë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë kanë kaluar pikën e kalimit kufitarë Morinë.

Ky numër i madh i turistëve të cilët po shkojnë për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar  nuk është shoqëruar me orë pritje apo incidente të tjera pasi autoritetet e të dyjave palëve kanë punuar me kapacitete të plota.

Sipas të dhënave në pikës së kalimit kufitar të Morinës, gjatë javës të lënë pas, 30 mijë shtetas kanë kaluar në doganën e Morinës për të kaluar fundjavën në Shqipëri.

Ndërkohë, sipas statistikave të policisë në Shqipëri gjatë muajit korrik, kanë hyrë në vendin tonë 450 mijë shtetas nga Maqedonia dhe Kosova. Mesatarisht sipas uniformave blu kalojnë pikën kufitare rreth 17 mijë vizitorë në ditë. /Lajmi.net/

Comments