Përmbytjet, ngecje në pagesën e dëmshpërblimeve (VIDEO)
Kompensimi i dëmeve për familjet e goditur nga vërshimet ka ngecur për shkak të mospërputhjes së të dhënave që i kanë dhënë qytetarët, thonë kompetentët. Problemi do të zgjidhet përmes noterëve.
“Vendosëm problemin ta zgjidhim përmes dhënies së deklaratës në noterë. Ministria e drejtësisë për momentin organizon disa zyra të noterëve ku qytetarët falas i japin deklaratat e tyre se ata janë personat që janë prezantuar dhe mendoj se shumën e parë më së voni deri në fund të javës së ardhshme do ta marrin të gjithë qytetarët”, deklaroi zv/kryeministri, Vladimir Peshevski.
Kompetentët thonë se janë pastruar thuajse të gjitha shtëpitë ndërsa për momentin bëhet asfaltimi i rrugës në Hasabeg.
“Janë pastruar më shumë se 95% e shtëpive ku ka pasur nevojë. Rrugët janë qind për qind të pastruara, janë bërë me tampon 95% e rrugëve. Tani mbetet edhe ndonjë rrugicë të bëhet me tampon dhe sot fillojmë me asfaltimin e rrugëve”, tha kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski.
Deri mbrëmë, sipas Peshevskit, 1900 familje i kanë marrë kompensimet prej 500 eurove. Komisioni për vlerësimin e dëmeve punon për vlerësimin e plotë, por do të nevojiten 1 deri 2 muaj që të gjitha të dëmtuarit t’i marrin mjetet./alsat-m