Pesëdhjetë persona nga Komuna Qendër do të rrëfehen te Katica Janeva

223
Katica-Janeva-3-780x439-620x330

Përveç kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, dje nga kjo komunë, dëshmitë e tij në Prokurorinë Speciale Publike i ka dhënë edhe një zyrtar i komunës, transmeton TetovaSot.

Sot në bisedë zyrtare në PSP, ashtu si morëm vesh, është një këshilltar nga opozita.

Thuajse për çdo ditë, në periudhën e fundit do të paraqiten këshilltar, kryeshefa, drejtues të sektorëve dhe persona tjerë nga Komuna Qendër që kanë marr ftesa për bisedime nga ekipi i Katica Janeva.

Jo zyrtarisht, pesëdhjetë zyrtar nga Komuna Qendër janë thirrur që të japin dëshmitë e tyre për rastet që po i heton PSP-ja.

Janeva, para disa ditëve paralajmëroi se në periudhën në vijim do të ketë një frekuentim të përforcuar në ndërtesën e PSP-së

Comments