Plagoset me armë, dy persona të maskuar e lënë shqiptarin në urgjencë. Ja emri 

334

 

urgjenca napoli

Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Napolit, pasi është qëlluar me armë.

Siç shkruan media e shtetit fqinj, shqiptari i cili është identifikuar si Renato Alija, 29 vjeç është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe ndodhet në terapi intensive, në rrezik për jetën.

Nga të dhënat e para hetimore, është mësuar se shqiptari është dërguar në spital nga dy persona me kapuçë, ndërsa ishin duke udhëtuar me një makinë tip “BMË” të zezë.

Misterioze është fakti se ku është plagosur shqiptari, pasi ende nuk ka pasur një ngjarje të raportuar. Policia beson se bëhet fjalë për një grabitje të shkuar keq, ku ai mund të jetë plagosur, ku shokët e tij e kanë sjellë në spital.

Ai ishte lënë para urgjencës në Napoli në orën 04:30 minuta të mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa mjekët nuk kanë folur ende për kushtet e tij, pasi ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Comments