PLAGOSET ME ARMË GJUETIE 51-VJEÇARI NGA TETOVA


Një banor i fshatit Sedllarcë e Epërme të Tetovës dje është qëlluar me saçma derisa i ka shëtitur qentë e tij mes fshatrave Sedllarcë dhe Kamenjan.
Nga MPB informojnë se A.H (51) kanë dëgjuar të shtëna nga një armë gjuetie, ndërsa pastaj ka ndjerë dhimbje dhe gjakderdhje në pjesën e kraharorit dhe barkut. Ka arritur të vijë deri në rrugën ku me automobil ka kaluar D.M (37) nga fshati i njëjtë, i cili e ka dërguar në Qendrën Klinike Tetovë ku i është dhënë ndihmë mjekësore. I janë konstatuar lëndime prej gjashtë saçmave në pjesën e kraharorit dhe barkut dhe është mbajtur për trajtim të mëtejmë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i ekspertëve nga MPB Tetovë. Ndërmerren masa për zbardhje të tërësishme të rastit.