Plagoset Vali Corleone, e dyshuara një 22-vjeçare, arrestohet nga policia
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur Princ Valentino Corleone, raporton Express.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me rastin është një grua shtetase e Kosovës rreth moshës 22-vjeçare, e cila dyshohet se e ka shkrepur armën.
Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë, thuhet në njoftim.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit