Plagosja në Tiranë, identifikohen dy autorët e dyshuar

309

Plagosja në Tiranë, identifikohen dy autorët e dyshuar

Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë dy autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri në Tufinë pranë banesave të komunitetit rom.

Autori i dyshuar është me iniciale E.M dhe bashkëpunëtori është daja i tij me iniciale F.A.

Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti të shoqatës Ecovolis me rastin e reshjeve të shiut.

Dy të dyshuarit u konfrontuan me aktivistin V.P 30 vjeç, të cilin e qëlluan me plumb në pjesën e pasme të qafës.

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.

Comments