Plasin teoritë konspirative/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të Hillary Clinton dhe pse ndodhi më 11 shtator

303

Moebel THEMA

Hilari Klintoni përdori një sozi për të bindur kombin se ishte shëndoshë e mirë, pasi u rrëzua dhe u largua më herët gjatë një ceremonie në nderim të viktimave të 11 shtatorit, kanë nxituar të thonë mbështetësit e teorive konspirative.

Pamjet filmike tregonin Klintonin që me zor qëndronte në këmbë gjatë ceremonisë. Asaj iu desh ndihma e shoqëruesve të Shërbimit Sekret për të hipur në makinë.

Rrëzimi i Hilarisë u mor si “provë” nga disa prej kundërshtarëve të saj, se ajo është e sëmurë rëndë dhe nuk është në gjendje të bëjë presidenten.

Megjithatë, Klintoni u shfaq pak orë më vonë jashtë shtëpisë së vajzës së saj në Nju Jork, duke i shtyrë mbështetësit e Donald Trampit të thonë se po përdorte një sozi.

Hilari u pa teksa largohej nga shtëpia e vajzës së saj dhe përshëndeste me dorë turmën, përpara se të pozonte për një fotografi me një vajzë të vogël.

2

Kur një gazetar e pyeti nëse ndihej më mirë, Hilari u përgjigj: “Po, faleminderit. Ndihem shumë mirë. Eshtë ditë shumë e bukur në Nju Jork”.

Doktori i Klintonit tha se ajo vuante nga pneumonia dhe po e merrte veten me shpejtësi.

Por mbështetësit e teorive konspirative pretendojnë se shëndeti i Klintonit është shumë më keq se sa raportohet, dhe se ajo tashmë po përdor një sozi.

Ata vinin theksin në ato që sipas tyre, ishin dallimet në fotografitë e kandidates për presidente, në të dy aktivitetet.

Të tjerë thanë se ato ishin në fakt fotografitë e Tereza Barnuell, një imituese e mirënjohur e Hilarisë.

Megjithatë, vetë Barnuell njoftoi përmes Tuiterit se ajo nuk ndodhej fare në Nju Jork dhe se “vetëm po tallem me ju të marët e teorive konspirative”. Bota.al

Comments