Podujevë, reshjet e vazhdueshme të shiut, uji depërton brenda shtëpive

Reshjet e pandërprera të shiut dhe prurjet e mëdha të lumenjve dhe rrjedhave, kanë bërë që në disa fshatra të Komunës së Podujevës, uji të shkaktojë vështirësi në qarkullim dhe të depërtojë edhe nëpër shtëpi dhe të vërshojë rrugë dhe prona bujqësore.
Si pasojë e gjendjes së krijuar, ekzekutivi i komunës ka ngritur Shtabin emergjent, kurse ekipet emergjente vazhdimisht janë në terren për të përcjellë gjendjen.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, thotë se reshjet e shiut e kanë vështirësuar gjendjen në shumicën e fshatrave, përgjatë rrjedhës së lumenjve duke shkaktuar vërshime.