Policia austriake tërheqë nga komunikacioni kamionin nga Maqedonia me 40 mangësi teknike

226

Moebel THEMA

lichti-5081714

Gjatë një kontrolli teknik në rrethinën e Hartbergut në Austri, policia austriake ka tërhequr nga komunikacioni një kamion nga Maqedonia me gjithsej 40 mangësi teknike.

Rreth orës 17.20 të së martës, policia ka ndaluar një kamion të drejtuar nga një shtetas 52-vjeçar maqedonas, i cili u kishte rënë në sy pasi kishte qenë në gjendje shumë të keqe. shkruajnë mediet austriake, njofton „Shtegu.com“. Gjatë kontrollit teknik që i është bërë kamionit dhe rimorkios, policia ka gjetur 40 mangësi teknike, prej të cilave 25 janë cilësuar si rreziqe serioze në komunikacion.

Ndër të tjera, dera e vozitësit pothujase kishte dalur nga kornizat, cilindrat e ndryshkur të frerëve dhe pjesë të tjera të ndryshkura; në katër, nga gjithsej pesë akset e kamionit frerët nuk kanë funksionuar aspak dhe frenimi ka qenë i përqëndruar në vetëm një palë rrota.

Vozitësit i është ndaluar qarkullimi i mëtejmë, ndërsa i janë konfiskuar dokumentet e nevojshme dhe autotargat. Ndaj pronarit nga Maqedonia të kamionit, si dhe vozitësit 52-vjeçar janë ngritur kallëzime penale.

Comments