Policia bastisi këtë mëngjes në universitetin MIT


Me urdhër të Prokurorisë Publike, policia bastisi këtë mëngjes në universitetin MIT.
Portali pro-qeveritar Press 24 raporton se në kuadër të aksionit nën emrin e koduar “Erasmus 2” pas kontrollit në banesën e pronares së universitetit janë të gjetur dy indekse, njëri prej të cilëve ishte i studentit turk i regjistruar në stomatologji, për të cilën Universiteti MIT nuk ka leje, ndërsa në zyrat e fakultetit janë gjetur dhe listat e studentëve që janë regjistruar në stomatologji dhe fizioterapi, për të cilin universiteti poashtu nuk leje.
Inspektorët nga Ministria e Brendshme, dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe nga Ministria e Arsimit, të shoqëruar nga policia e armatosur nga mëngjesi deri në orën 20, kanë kontrolluar të gjithë dokumentacionin e universitetit.