Kërcënon Zoran Zaevi! Ja çka thotë…


Mos miratimi i amendamenteve me të cilat vazhdohet afati i punës së Prokurorisë Speciale dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve tregon vetëm një gjë – qeveria është e përfshirë në krim dhe frikë, ka theksuar sonte në një intervistë, lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
“Nuk as të mendojë se Gjykata Kushtetuese do të shfuqizojë PSP apo disa pjesë të ligjit, sepse çdo person i arsyeshëm e di se se me ketë do të nxjerrë tërë tërbimin e njerëzve në rrugë. Nëse guxon tashmë Gjykata Kushtetuese, për ta bërë këtë, gjersa punon Kuvendi. Pasi Parlamenti të jetë i shpërndarë, nuk mund ta kthejnë prapa. Një gjë duhet të dinë – nuk do të ndodhë që unë më përsëri të ulem në tryezë të gjelbër, për të negociuar për zgjedhjet. Le të ndryshojë liderin LSDM-ja nëse është e nevojshme, unë nuk ulem më. Kam pasur durim deri në qiell, kam qenë i matur gjatë gjithë këtij rasti”, tha në intervistën e televizionit Kanal 77, lideri Zoran Zaevi.
Pas spekulimeve të shpeshta se është e mundshme që mos të ketë zgjedhje më 11 dhjetor, në pyetjen e se kush do të heqë dorë nga zgjedhjet, LSDM-ja u përgjigj me një pyetje:
Kush majti kongres me program për zgjedhjet? Kush mbajti edhe një kongres? Le të bëjnë edhe një hap tjetër. Le të tregojnë se ata janë me të vërtetë për zgjedhje. Unë me të vërtetë kam frikë me gjithë informacionet e mia që kam se Gruevski ikën nga zgjedhjet dhe të jap arsye. Dëshiron që së bashku me ato me lokale, dëshiron që ta defokusojë temën, dhe mos të jetë tema nacionale dhe të bisedojmë për trotoare, për rrugë, për ujësjellësa, për shkak se në të gjitha këto vite është më shumë bashkiak se sa Kryeministër”, tha Zoran Zaev.