Policia dyshon se po trafikonin drogë, u merr gomonen dhe u vë prangat

245

Policia dyshon se po trafikonin drogë, u merr gomonen dhe u vë prangat

Tre persona që udhëtonin me një gomone në det, janë arrestuar nga policia kufitare në Gjipe të Vlorës dhe mjeti lundrues është bllokuar.

Dyshohet se gomonia 6.3 m e gjatë përdorej për transport droge.

Gomonia është pikasur mbrëmjen e djeshme duke lundruar në det të hapurdhe është mbajtur në vëzhgim, njoftojnë burime nga policia.

Pak ditë më parë, një tjetër gomone që transportonte drogë u gjet në Gjirin e Gramës. Gjatë aksionit, policia sekuestroi edhe mbi ton kanabis dhe është vënë në ndjekje të trafikantëve.

Comments