Policia e Kosovës: Ja e vërteta e sulmit fizik ndaj “Kaubojsit”
Policia e Kosovës, ka konfirmuar se pas këtij sulmi janë arrestuar dy të dyshuar, njëri shtetas i Shqipërisë dhe një nga Kosova.
“Pas një denoncimi Policia eKosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes rreth orës 13:50 në Landovicë të Prizrenitpranë një marketi”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
Ai shpjegon se eskorta e deputetit është ndalur për t’u furnizuar me ujë, ku esjte takuar me dy të dyshuar, njëri nga Prizreni e tjetri nga Kukësi.
“Ka pasur një përleshje të vogël. Ne i posedojmë incizimet që i kemi siguruar përmes kamerave të sigurisë. Policia e ka hetuar rastin, janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit të dy iu është caktuar masa e arrestit për 48 orë”, ka treguar Berisha, transmeton “Indeksonline”.
Ndërkohë, nga ana tjetër “Kaubojsi”, në një prononcim për “Top Channel” ka treguar lidhur me ngjarjen duke thënë:
“Përgënjeshtroj një lajm që po qarkullon në media, sikur unë jam dhunuar rëndë fizikisht në Kosovë. Jam si kokrra e mollës e nuk kam asnjë lloj shenje dhune. Këtë e konsideroj si sulm të radhës me prapavijë politike”.
Ndocaj ndodhej në Kosovë për të marrë pjesë në një ceremoni në Pejë me titullin “Politikani i vitit”. /albeu.com/