Policia ende s’e ka identifikuar mjetin që shpërtheu në “Zahir Pajaziti”

269
fresco

midle
auto_15387586_1125120570940694_610894031_o-848x4781481320805

POLICIA E KOSOVËS KA DHËNË NJË DEKLARATË PËR MEDIA PAS SHPËRTHIMIT QË NDODHI NË SHESHIN “ZAHIR PAJAZITI”, POR NUK KA DHËNË SHUMË SQARIME RRETH ASAJ QË KA NDODHUR.

Policia ende nuk e ka identifikuar as mjetin shpërthyes.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:10 te Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, është dëgjuar një shpërthim. Sipas informacioneve preliminare dyshohet se ka të bëjë me shpërthim të një mjeti të dyshuar të paidentifikuar. Nga mjeti shpërthyes janë dëmtuar xhamat e një lokali. Për momentin nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendngjarje për të ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë së Kosovës.

Comments