Policia jep detaje për arrestimet e djeshme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Tring Smajli” në kryeqytet, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të çantave të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar 22 shishe mollovit, dy palë syze dhe një kapelë.
Në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu, Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në sheshin “Nënë Tereza” janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit nuk kanë zbatuar urdhrin e zyrtarëve policore.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia më tej njofton se në po këtë shesh, njësia policore ka shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të çantës së tyre i janë gjetur dhe konfiskuar 45 copë gurë dhe një mjetë piroteknikë.
Me urdhër prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.