Popovski do të mbajë fjalim në konferencën parlamentare të AP­së së OSBE-së

790

Moebel THEMA

Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtave të njeriut në EJL dhe roli i OSBE­së është tema, për të cilën sot do të debatojnë pjesëmarrësit e Sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE­së, i cili mbahet në Shkup.

Folësi kryesor i sesionit të sotëm është ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, ndërsa në korrnizat e sesionit do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët me shefat e misioneve të OSBE­së në Maqedoni, Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

Konferenca përfundon nesër kur do të debatohet për Përmirësimin e menaxhimit me migrimin ndërkombëtar në bazë të të drejtave të njeriut.

Sesioni vjeshtor i Asamblesë parlamentare të OSBE­së 2016 filloi dje, ndërsa tema e Konferencës parlamentare është “Përforcimi i masave për ndërtimin e besimit dhe qeverisjes së mirë në rajonin e OSBE­së”.

Marrin pjesë rreth 350 përfaqësues të 57 trupave parlamentarë dhe të tjerë të OSBEsë dhe organizatave tjera.

Comments