Popovski do të mbajë fjalim në konferencën parlamentare të APsë së OSBE-së



Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtave të njeriut në EJL dhe roli i OSBEsë është tema, për të cilën sot do të debatojnë pjesëmarrësit e Sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBEsë, i cili mbahet në Shkup.
Folësi kryesor i sesionit të sotëm është ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, ndërsa në korrnizat e sesionit do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët me shefat e misioneve të OSBEsë në Maqedoni, Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.
Konferenca përfundon nesër kur do të debatohet për Përmirësimin e menaxhimit me migrimin ndërkombëtar në bazë të të drejtave të njeriut.
Sesioni vjeshtor i Asamblesë parlamentare të OSBEsë 2016 filloi dje, ndërsa tema e Konferencës parlamentare është “Përforcimi i masave për ndërtimin e besimit dhe qeverisjes së mirë në rajonin e OSBEsë”.
Marrin pjesë rreth 350 përfaqësues të 57 trupave parlamentarë dhe të tjerë të OSBEsë dhe organizatave tjera.