Prej 4 deri në 15 euro çmimi i biletave



Federata e Futbollit e Turqisë i ka zbuluar çmimet e biletave për ndeshjen e 12 nëntorit që do ta zhvillojë në Antalia kundër Kosovës.
Cmimi i biletave prapa portave do të kushtojë 4 euro e 40 centë, kurse në lindje biletat do të kushtojnë rreth 9 euro. Ndërsa, në tribunën qendrore çmimi i biletave do të kushtojë rreth 15 euro. Biletat do të dalin në shitje të enjten dhe mund të blihen edhe online. /Zëri/