Prej nesër bien temperaturat. Rikthehen rreshjet



Prej sonte Maqedonia do të përfshihet nga reshjet e shiut që do të fillojnë nga pjesa perëndimore dhe do të shtrihen në tërë vendin, paralajmërojnë nga enti hidrometeorologjik. Ndryshimi i këtillë i motit prej nesër dukshëm do t’i ul temperaturat për 10 gradë. Moti i paqëndrueshëm do të jetë gjatë tërë javës, ndërsa në një pjesë të vendit do të ketë alarm nga rreziku i reshjeve.
“Presim reshje më të mëdha në perëndim dhe në jug të vendit ku kemi nivel të portokalltë të rrezikut për këto zona. Presim të tejkalohet sasia prej 50 litrave në metër katror por do të jenë të ndryshueshme gjatë ditës, gjë nuk pritet të shkaktojë vërshime”, deklaroi Boris Sekirarski, sinoptikan, njofton Alsat-M.