Prekëse: I porsalinduri duket si 80 vjeçar (FOTO)

338

Moebel THEMA

f2

Një foshnje e seksit mashkull i cili ka lindur me një sëmundje të rrallë, e bën atë të duket si 80 vjeç. Ai ka lindur në Magura, Bangladesh dhe trupi i tij është i rrudhur dhe ka një pjesë të kurrizit me qime të trasha në shpinë.
Doktorët vendas u shokuan kur e panë dhe u përpoqën të gjenin shkakun e plakjes së tij. Ata besojnë se ai ka “Progeria”. Kjo sëmundje e cila prek një në katër milionë veta shpesh kufizon fëmijët nga një jetë normale dhe bën që trupi i tyre të plaket më shpejt se zakonisht. Prindërit e djalit janë shumë të lumtur që ai ka lindur i shëndetshëm.

Babai i tij Patro tha: “Duhet të falënderojmë Zotin. S’kemi pse të mos jemi të lumtur për pamjen e tim biri. Ne kemi dhe një vajzë dhe tani jemi bërë katër veta në familje.

Ç’mund të kërkojmë më shumë”?. Patro dhe gruaja e tij Parul, kanë pasur vizita të shumta në shtëpi për shkak se njerëzit ishin kuriozë të shikonin si dukej djali i tyre. Mjekët në spitalin lokal ku lindi vogëlushi kanë siguruar familjen se fëmija do të jetojë të paktën tani për tani. Familja e tij mbetet pozitive për rritjen e shëndetshme të të birit, pavarësisht se shumica e këtyre fëmijëve të lindur me këtë sëmundje nuk e kalojnë moshën më shumë se 13 vjeç.

f1 f2 f3

Comments