Presidenti filipinez, do ta ndalojë edhe pirjen e duhanit

176
fresco

midle
394BB95100000578-3831827-image-a-60_1476158023866

10:34, 11 Tetor 2016

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka qenë jashtëzakonisht i ashpër me liderët e drogës në vendin e tij, dhe tani e ka në plan që ta ndalojë edhe pirjen e duhanit.

Duterte i njohur si “Ndëshkuesi”, për shkak të politikave të tija ekstreme, tashmë e ka ndaluar pirjen e duhanit në qytetin ku ai ishte kryebashkiak.

Ndërsa tani po planifikon që ta ndalojë duhanin në tërë vendin, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

“S’do të lejohet më pirja e duhanit, as në hapësirat e publike e as në ato jopublike”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Paulyn Ubial.

Comments