Prishet rendi dhe qetësia publike në Tetovë



Në një objekt që ndodhet në rrugën “Bllagoja Toska”, në Tetovë, mbrëmë rreth orës 2 të pasmesnatës, është prishur rendi dhe qetësia publike.
Sipas informatave nga SPB – Tetovë, në lokalin që nuk ka poseduar dokumentacione të firmës dhe që është shfrytëzuar me qira nga 29 vjeçari B.K nga Tetova, është lëshuar muzikë me zë të lartë dhe ku ishte organizuar një mbrëmje zbavitjeje.
Sipas përllogaritjeve të Policisë, muzika ka qenë në nivelin 86.8 decibela, dhe për pasojë, ndaj drejtuesit të lokalit do të inicohet prcedurë kundërvajtëse.