PROTESTA LIVE/ Tensionohet situata para ministrise, policia perplaset me protestuesit

338

Tensionet situata para ministrise se Brendshme. Ka perplasje mes protestuesve dhe policise. Protestuesit kane vendosur nje gardh dhe kerkojne te shtyjne policine.

Ka momente tensioni ku hidhen fishekzjarre dhe tymuese.

FNSH dhe RENEA jane ne gadishmeri. Basha ndjek protesten nga selia PD.

Ora 12:17 Forca të shumta policie jane ne gadishmeri të ndërhyjnë. Ata janë me skafanda dhe shkopinj gome dhe ndodhen prapa ministrise së brendshme. Basha ndodhet ne PD.

“FNSH e RENEA jane perballe ministrise se Brendshme. Ketu sapo ka hyre dhe drejtori i policise se Brendshme, Ardi Veliu. Forcat e policise vazhdojne te shtohen dhe jane pozicionuar ne pjesen e prapme te ministrise ndersa protestuesit ndodhen para” informon live gazetarja e Ora News Keti Banushi.

Ora 12:04: Hidhen tymuese dhe drejt Ministrise se Brendshme. Krey i PD-se po udheheq protestuesit drejt kësaj ministrie ku do të vijojë protesta pas largimit nga kryeministria.

Gurë drejt Ministrisë së Infrastrukturës.

Edhe drejt kryeministrisë janë hedhur tymuese me ngjyra si dhe ka pasur moment përplasjeje mes protestuesve dhe policisë pasi kreu Basha dhe kerret e partive aleate te opozites u larguan.

Ne fjalen e tij Kryetari i PD-se Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve ta ndjekin.

Lulzim Basha: Ju ftoj të gjithë së bashku nga balli i kësaj proteste të vazhdojmë marshimin tonë. Më ndiqni bashkë. Marshimin trejt Skënderbeut

Kemi dalë në këtë shesh si triumfatorë sepse kemi triumfuar mbi frikën, gënjeshtrën, mashtrimin e propagandën. Mes jush nuk jam për të kërkuar pushtet për vete, për të zaptuar dhe për të qenë mbi ju, por të marrë dhe për tju dhënë kurajo. Për të qenë një nga ju e bashkë me ju

Syte tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse ajo shkëlqen larg. Sot në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës e të jetës. Dritën që sot e kanë bllokuar retë e zeza të krimit dhe korrupsionit

Rilindja nuk degradoi rrugës por që në ngjizje. Që ditën e parë rilindja degradoi demokracinë. Ngriti një sistem kriminal ku pushteti nuk buron nga politika e vota, por nga paraja, forca e dhunës, mashtrimi dhe gënjeshtrat qeveritare. Ndaj pushteti i sotëm nuk është pushteti i njerëzve por i një pakice që zhytet përditë e më shumë në krim, në propagandë për të mbajtur në këmbë këtë pushtet kriminal e të korruptuar

Comments