PROTESTË E TË SHKYÇURVE NGA NGROHJA QENDRORE, POHOJNË SE I KANË VIZITUAR NGA INSPEKTORATI I TREGUT

107

Moebel THEMA

 Image result for nxemje qendrore

Anëtarëve të shoqatës “No pasaran” që protestojnë kundër lëshimit të faturave paushalle për ngrohje qendrore iu kanë mbërritur tre vendime gjyqësore në favor të kompanisë BEG. Ata pohojnë se banesat e tyre i kanë vizituar persona nga Inspektorati i Tregut. Të shkyçurit nga ngrohja qendrore paralajmëruan protestë më datë 9 nëntor kur edhe bëhen 5 vjet qëkur Qeveria dhe “Ngrohtorja” vendosën që të gjithë të shkyçurit nga sistemi duhet patjetër të paguajnë fatura paushalle. Thonë se nuk do të heqin dorë dhe se të drejtat e tyre do t’i kërkojnë deri në fund.

“Ky është Inspektorati i Tregut. Pra, këtu mund të shihni persona që pa leje kanë hyrë në banesën time dhe pa praninë time kanë bërë regjistrim. Këtë e kanë bërë pa urdhër gjykate. Duam të pyesim Inspektoratin e Tregut se a janë këta inspektorët e tyre? A mund të hyjnë në pronë private si të duan dhe të sillen si kaubojë?”

Comments