Protestë para Pallatit të Drejtësisë: Kërkohet lirimi i Sylejman Selimit

257
fresco

Para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali, sapo ka filluar të mbahet protestë nëpërmjet së cilës qytetarët kërkojnë lirimin nga burgu të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarit të tij, Jahir Demaku.

Për pjesëmarrje në këtë protestë ka bërë thirrje edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu duke e cilësuar mbajtjen në burg të Selimit dhe Demakut të padrejtë.

midle

“Do të jemi bashkë nga ora 12:00 tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali, në protestën paqësore për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve nga burgu – për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe Grupin e Drenicës, të cilët, tash e tre muaj, pa asnjë vendim po mbahen padrejtësisht në burg”, ka shkruar Deliu.

Protesta e cila është paralajmëruar të nis nga ora 12:00 ka mbledhur tanimë disa protestues, të cilët kanë ardhur edhe nga qytetet tjera.

Comments