Pse Turqia është vendi i vetëm që mund të shpëtojë Sirinë? – Nga David Owen (The Guardian) 

191
fresco

 

midle

erdogan

Nga David Owen (The Guardian)

Argumenti se diplomacia ka dështuar në Siri dhe se gjëja më e mirë që mund tu japë shpejt fund vuajtjeve në Alepo, do të ishte një fitore e shpejtë për Bashar al-Assad, është tejet pesimist. Ne duhet të pranojmë se diplomacia nuk është përballur deri më tani me nevojën për të ndarë zonat e rrezikut, që përfshijnë edhe ato në shtetet fqinje dhe gjetjen e një rrugëzgjidhjeje të unifikuar në Siri.

Midis 2012 dhe 2014, Turqia ishte gati të krijonte në Siri një zonë të mbrojtur për refugjatët, por për arsye të ndryshme kjo nuk u mbështet nga NATO-ja. Turqia kuptohet, ishte shumë e gatshme për të lëvizur ushtarakisht përtej kufirit në Sirisë. Por kur Rusia u shtri nga ana tjetër në pistën ajrore të Latakias duke vënë aeroplanë të sofistikuar për të mbrojtur forcat e Assadit, çdo gjë ndryshoi. Turqia rrëzoi aeroplanin rus dhe ndihej e kërcënuar nga forcat kurde që po shtyheshin përgjatë kufirit të saj me Sirinë.

Në këtë periudhë rusët, ushtarakisht, arritën objektivin e tyre, përforcuan luftëtarët e Hezbollahut  në Libani dhe forcat iraniane, për të fituar përsëri kontrollin e rrugëve kryesore që lidhin Damaskun në Detin Mesdhe. Këto forca, si pasojë, janë kthyer në kontrollueset kryesore të kësaj zone, duke përfshirë Haman, e cila është bërë një nga zonat më me influencë ruse.

Vetëm Turqia është në pozitë politike dhe ushtarake që të ndërhyrë në terren mbi Alepon dhe ajo është treguar e gatshme duke sulmuar aktualisht ISIS-in. Turqia mundet, tashmë për shkak të rrethanave të ndryshuara, të krijojë një faktor vendimtar balancues në Siri, duke marrë masa urgjente humanitare me trupat e saj dhe fuqinë ajrore në lehtësimin e rrethimit të Alepos. Sipas statutit të OKB-së, edhe në qoftë se Këshilli i Sigurimit është bllokuar nga vetoja e Rusisë, Turqia ka një vend gjeometrik rajonal dhe ka marrë një numër të madh të refugjatëve sirianë.

Më 23 shtator Bekir Bozdag, ministri i Drejtësisë i Turqisë, njoftoi në Stamboll se zëvendës-Presidenti amerikan, Joe Biden, ka pranuar se ka “prova konkrete”, që Fethullah Gulen, një klerik turk në mërgim në SHBA,fshihej  pas grushtit të shtetit. Duke supozuar ka dëshmi substanciale në lidhje me Gylenin, rruga politike për veprime të hershme dhe vendimtare mbi Siri është e hapur për këtë arsye.

Guleni u largua nga Turqia për në Pensilvani në vitin 1999. “Lëvizje Gulen” është një komunitet islamik në Turqi dhe jashtë saj. Erdogani ka pretenduar se kjo lëvizje ishte koka-organizative prapa grushtit të shtetit dhe se Turqia ka kërkuar ekstradimin e tij nga SHBA. Tani duket pothuajse e sigurtë se sistemi i drejtësisë amerikane do ta kthehet klerikun për gjykim në Turqi. Kjo nënkupton se një burim shumë i dëmshëm për vendosjen e paqes mes Uashingtonit dhe Ankarasë është shumë pranë zgjidhjes përfundimtare.

Ushtria turke mund të mobilizohet brenda orëve në sajë të një vendimi nga Erdogani. Ajo do të ketë fuqinë të krijojë një zonë ku fluturimi është i ndaluar (NFZ), me korridore tokësore të mbrojtura për ndihmat humanitare dhe shpëtimin e njerëzve nga të dyja anët: brenda dhe jashtë Alepos. Kjo duhet të shoqërohet me një kërkesë për tërheqjen e forcave të Assadit në linjën mes Hamas dhe Alepos.

Natyrisht, kohët e fundit, pas përpjekje të dështuar për grushti ushtarak ka “pak oreks” nga disa liderë ushtarakë që të ndërmarrin një operacion të tillë të profilit të lartë. Por ka një kundër-argument edhe për këtë, sepse kjo mund të jetë mënyra e vetme për të rivendosur reputacionin e forcave të armatosura në Turqi dhe të demonstrojnë besnikërinë e tyre.

Forcat e NATO-s mund ta ruajnë Turqinë nga ajri ndërkohë që ajo kryen këtë operacion humanitar. Aktiviteti kundër ISIS-it mund do të vazhdojë nga Siria në Irak nga forcat e NATO-s, Rusisë dhe të Asadit , sigurish jashtë zonave ku Turqia ka ndaluar fluturimin. Në zonat me ndikim kurd në Siri që kanë lidhje me ISIS-in, luftimet do të vazhdonin “de facto”, por nuk duke shmangur implikimet mes dy forcave, sepse do të ishte e papranueshme edhe për Turqinë të gjente një zgjidhje afatmesme për çështje që përfshijnë Irakun dhe Iranin.

Zonat e rrezikshme do të carmatoseshin vecmas nga pjesët e tjera të Sirisë, në qoftë se fqinjët e saj Iraku, Arabia Saudite dhe Jordania do të ishin të gatshme të mbështetnin ofensivat për një trajtimin në mënyrë sa më efektive të ISIS-it.

Kjo iniciativë e tërë duhet të diskutohet në nivelin më të lartë ushtarak, në Këshillin e NATO-s për herë të parë së bashku me Rusinë, para se të diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Është e mundur që Rusia  të vërë veto në këshill, por ne duhet të dimë së është e mundur që kjo zgjidhje ti propozohet Rusisë në një kontekst ku nuk do të sfidohet fuqia e saj ushtarake.

/Përshtati: SYRI.net/

Comments