PSP hap rast për shuplakat e porositura nga Gruevski për Zhernovskin


Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për të martën sërish është ftuar në Prokurorinë Speciale publike, por këtë herë për një lëndë të re të lidhur me Komunën Qendër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Fjala është për shuplakat e porositura ndaj Zhernovskit dhe për shkatërrimin e barakave të komunës. Siç dëgjohet nga “bombat” e opozitës, kryeministri i atëhershëm, Nikola Gruevski në bisedë me ish ministrin për transport dhe lidhje, Mile Janakieski, porosit dhe akordon protestë para Komunës Qendër në gjoja se mbrojtje të rrënimit të kishës së re, me se një pjesë e qytetarëve të sjellë duhej të hynë në sallën e Këshillit dh para mediave dhe këshilltarëve të pranishëm “ti heqin dy tre shuplaka të fuqishme” kryetarit të porsazgjedhur të komunës së Qendrës”.
“Për vandalizmin dhe shkatërrimin e komunës, kryetari Zhernovski në disa korrespondenca deri te ish ministrja e brendshme Gordana Jankuloska, ka kërkuar përgjegjësi nga porositësit dhe kryerësit e veprës. Po deri më sot të njëjtit nuk janë identifikuar dhe sanksionuar“ thuhet në komunikatën e Komunës Qendër.
Posti i meparshem
Asgjësohen 2550 bimë kanabis në Lezhë, asnjë kultivues në pranga
Posti i ardhshem
Këto janë kafshët dhe insektet më vdekjeprurëse në natyrë (Foto)