PSP-ja kërkon zbutje të dënimit për rastin “Spiuni”, por jo edhe pafajësi

326

PSP-ja kërkon zbutje të dënimit për rastin “Spiuni”, por jo edhe pafajësi

Në Gjykatën e Apelit po bëhet rishikimi i lëndës “Spiun”, ku kanë folur të pandehurit, ndërsa mbrojtësit e tyre paraqesin ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Penale.

Të dënuarit në këtë rast kërkojnë lirimin. Njëri prej tyre tha se nuk ka drejtësi, nuk ka paqe dhe se këtu është padrejtësia. I dënuari, Bllagoja Cvetkoski, u ankua edhe për kushtet mizore në paraburgim.

Ndërsa Miqo Naskovski, i dënuar për grupim për qëllime kriminale, shpreson se dëshmitë që do t’i ofrojë Prokuroria Speciale Publike do të zbardhin të vërtetën, që, sipas tij, ky rast nuk ka të bëjë me vepër penale, por me rast penalo-politik.

Avokatët thonë se nuk ka prova dhe se ato që përmenden në aktgjykim janë të paqarta dhe kontradiktore.

Për këto koment, por edhe për ankesat tjera të të akuzuarve dhe avokatëve, të cilët thonë se ky është një rast i montuar politik, gjykatësja, Liljana Ivanovska–Shopova, ka kërkuar që deklaratat politike dhe pamfletat të lihen anash.

Në rastin “Spiuni”, 18 persona janë dënuar me vendim jo të plotëfuqishëm për spiunim dhe kushtëzim. Ky është rasti i parë që Prokuroria Speciale e kërkoi dhe e mori në shqyrtim. Pritet që dy prokurorët nga kjo Prokurori të kërkojnë që dënimi për disa të dënuar të shfuqizohet ndërsa për disa të tjerë të zbutet. /zhurnal.mk/

Comments