Varreza masive në malësinë e Kërçovës,Prokuroria nis hetimet

324

Vareza masive e zbuluar në një shpellë të malësisë së Kërçovës duket se nuk ka kaluar pa hetuar edhe nga organet e drejtësisë në vend, njofton Zhurnal.

Një kronikë e realizuar nga Tv Art dhe më pas si lajm i transmetuar dhe në Zhurnal.mk ka zgjuar interesin edhe të prokurorisë së përgjithshme e cila këto ditë ka nisur edhe ekipin e saj për të hetuar mbi varezën masive të zbuluar në shpellën e malësisë së Kërçovës.

Akoma nuk ka informacione se cilës kohë mund t’i takojnë këto trupa të vdekur të gjendur aty, ndoshta një hetim më i detajuar nga organet përkatëse mund të zbulojnë të vërtetën e vdekjes së trupave që thuhet se janë me qindra, transmeton Zhurnal.

 

Comments