Punëtori shqiptar bie nga ndërtesa, plagoset rëndë

412

auto_bie1477405703

 

 

 

 

 

Një punëtor shqiptar është plagosur rëndë në Prishtinë, në vendin e punës, raportojnë sot mediat lokale, duke cituar burime nga policia.

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në rrethana të pa qarta, punëtori ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime serioze trupore.

“Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që dyshohet se i njëjti derisa ishte duke punuar në një ndërmarrje ndërtimore në rrethana të panjohura ka rënë nga katet e larta të një objekti”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria, ndërsa polici është duke hetuar rastin.

Comments