Punonjësja e Donald Trump: Nuk e imagjinoj dot si President


Fitorja e Donald Trump ka ngjallur dinamika të papara në SHBA dhe jo vetëm.
E fundit që ka reaguar ka qenë Barbara Res, shtetase amerikane e cila punon në ‘Kullën Trump” në pronësi të republikanit.
Ajo ka thënë se nuk beson që Trump është i aftë për të mbajtur postin e Presidentit të SHBA-së
Res ka thënë për BBC këtë mëngjes se nuk mund ta imagjinone që një biznesmen si ai të bëhet President.
“Nuk mund ta imagjinoi Trumpin në postin e presidentit. Ai është një biznesmen i mirë, por të jesh president është punë tjetër”, ka thënë ajo.