Qafshtamë: Predhat e ’97-ës dalin në sipërfaqe
80 predha luftarake janë gjetur nga policia pranë një tuneli ushtarak në Qafshtamë të Matit. Sipas saj predhat e gjetura në ambient të hapur janë të kalibrit 12 mm dhe me gjatësi 30 cm. Dyshohet se tyneli ka qenë i bllokuar pas ngjarjeve të vitit 1997, por si pasojë e erozionit ai është hapur dhe në hyrje kanë dalë predhat luftarake.
Kjo nuk është hera e parë që municione luftarake që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, por edhe trazirat e viti 1997 bëhen objekt i ngjarjeve të tilla. Shpesh ato kanë sjellë edhe ngjarje tragjike me viktima apo gjymtime të personave që i kanë hasur, midis tyre edhe fëmijë.