Që nga Illyria, “Trepça” është e Kosovës së Shqipërisë Etnike

207
fresco
midle

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

*** -E, pse regjimet e ndryshme të Serbisë, përkatësisht të serbo-jugosllavive të ndryshme ( 1912-1999) e kanë shfrytëzuar “Trepçen”, ashtu sikurse Kosovën dhe Anamoravën me pasuritë e tyre nëntokësore dhe mbitokëse, duke e djegur dhe përvëluar me spastrimet etnike dhe gjenocidale, që nga Nishi deri në Kurshumli , kjo nuk do të thotë se ishte dhe është pasuri historike dhe legale e Serbisë dhe e kolonistëve serbë në Kosovë, por vetëm plaçkë e grabitur me dhunë, me terror dhe me gjenocid (1878-2016).

Se “Trepça” është e Kosovës, këtë e konfirmoi edhe Kuvendi i Kosovës, bërë më 7 tetor 2016, i cili me shumicë votash e miratoi “Ligjin për Trepçen”. Këtë të vërtetë e pohoi edhe kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli se “Trepça ka qenë, është dhe do të jetë e Kosovës. Urime!”

Prandaj, as politika e as diplomacia e Beogradit zyrtar nuk kanë kurrfarë të drejte as morale e as ligjore të përzihen në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës. Sa i përket Kosovës, Serbia ka të drejtën sovrane, vetëm që ta njohë Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008), ashtu sikurse mbi 100 shtete të tjera të Kombeve të Bashkuara, asgjë tjetër s’ka të përbashkët me Kosovën e pavarur dhe sovrane.

Në seancën plenare të datës 7 tetor 2016, Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë votash (93) miratoi “Ligjin për Trepçen”. Mirëpo, Serbia kolonialiste, një ligj të këtillë plotësisht të drejtë, të ligjshëm dhe demokrarik, (por shumë të vonuar për më tepër se një dekadë-15 vjet, 2000-2016) e kundërshtoi, duke vajtuar se gjoja Kosova “po ua vjedh pasurinë serbëve dhe Serbisë” !?

Kjo është vetëm një gënjeshtër, që nuk ka kurrfarë baze historike e as ligjore, vetëm përpjekje për të ndërhyrë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës, që është e dënueshme sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Nëse Kosova konsiderohet e Serbisë, atëherë, rrjedhimisht, edhe “Trepça” është e Serbisë. Mirëpo, asnjëra e as tjetra nuk janë të Serbisë, por vetëm të Shqipërisë Etnike. Kjo është e vërteta. Prandaj, historikisht dhe ligjërisht, Serbia nuk ka pse të ndëlikohet dhe të ankohet për nxjerrjen e ligjit të qeverisë së Kosovës për shtetëzimin e minierës “Trepaça” të cilën më se 100 vjet Serbia-Jugosllavia e ka shfrytzuar në mënyrë jolegale si plaçkë koloniale të saj ( 1912-2016).

Në këtë vështrim, as Serbia e as serbët nuk kanë asnjë të drejtë morale e as ligjore, të revoltohen dhe të ankohen se gjoja qeveria dhe parlamenti i Kosovës dhe shqiptarët “po ua grabisin pasurinë e tyre serbe”, sepse ajo kurrë nuk ka qenë pronë e Beogradit, por vetëm pasuri e plaçkitur e paligjshme e Serbisë dhe e dy ish-jugosllavive (1912-1999, XX).

Duke u bazuar në burimet më të reja gjeologjike shkencore të specialistëve amerikanë dhe britanikë (2000-2016), vlerësohet se rezervat minerare të “Trepçës” arrijnë në miliarda e miiarda dollarë.

Kjo është arsyeja kryesore, pse serbët dhe Serbia duan t’ia grabisin “Trepçën” Kosovës sikurse këtu e 100 vjet më parë (1912-1999).

Se sa e rëndësishme dhe jetike për Beogradin dhe për kolonistët serbë është vlera e pasurisë së kësaj miniere shqiptare të Kosovës, këtë e ka pohuar edhe ish-naconalisti serbomadh, akademiku Matija Beçkoviq, se: “ Pasuria e Kosovës vlen më shumë se krejt BE-ja. Nuk mendoj në vlerën shpirtërore, e cila është e paçmueshme, por në vlerën materiale, e cila, leht mund të llogaritet. Dhe, askush nuk mund të na japë më shumë sesa të na marrë.” (http://www.blic.rs/Vesti/Politika/555017/Matija-Beckovic-Ako-Vucic–kaze-ne–Putinu-bice–novi-Tito).

Në këtë pikëvështrim, “akademiku beogradas Beçkoviq ka plotësisht të drejtë, sepse ky është shkaku kryesor, pse, edhe sot, pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008) Serbia “vajton” dhe harton plane, platforma, memorandum, kurtha dhe gracka ndër më të rafinuarat dhe më të rrezikshmet, që krahas Rusisë, të përfitojë, edhe aleatë të tjerë të fuqive të mëdha evropiane për të rikthyer sovranitetin kolonial të saj në Kosovë, ashtu siç dikton Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006), si dhe Platforma më e re e presidendit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, dorëzuar qeverisë së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, e cila, së shpejti pritet të miratohet nga qeveria e Serbisë.”( https://www.voal.ch/pasuria-e-kosoves-eshte-kryemanastiri-i-serbise-nuk-jane-as-gracanica-as-patriarkana-e-pejes-e-as-manastiri-i-decanit-nga-prof-dr-mehdi-hyseni/).

Serbia s’ka pse të ankohet as në OKB e as në BE, sepse “Trepça” është e Kosovës, jo e Serbisë

Prandaj, kërcënimi politiko-propagandistik serb nga ana e kryemnistrit të qeverisë së Serbisë dhe nga “emisari ndërlidhës” i tij në Kosovë, Marko Gjuriq, ( se gjoja Begroadi zyrtar, do t’i pezullojë negociatat me Prishtinën në procesin e Brukselit për shkak të “grabitjes” së “Trepçës”) , është fiktiv, pa asnjë bazë dhe pa asnjë vlerë juridiko-ligjore kundër miratimit të “Ligjit për Trepçën” nga ana e Kuvendit të Kosovës, më 7 tetor 2016 mbase “Trepça” është pasuri legale dhe legjitime e Republikës së Kosovës.

Një kundërshtim të tillë, Marko Gjuriq e mbështetë në shkeljen e Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara (10.06.1999).

Mirëpo, ajo Rezolutë de fakto dhe de jure është e pvalefshme për Kosovën, që nga njohja e pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008, edhe pse ende nuk është shfuqizuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, për shkak të VETO-s së Rusisë. Ndaj, kjo është e vlefshme vetëm për KS-në e Kombeve të Bashkuara, jo për qeverinë e as për kuvendin e Kosovës, pavarësisht nga disa pjesëtarë të ish-UNMIK-ut të pranishëm në Kosovë, i cili de jure nuk ka kurrfarë kompetencash ligjore në Kosovë, sepse Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e saj; ka qeverinë, kuvendin dhe presidencën, që të gjitha këto atribute dhe institucione shtetërore de fakto dhe de jure përbëjnë institucionin e SOVRANITETIT të Republikës së Kosovës mbi të cilin nuk mund të ketë kurrfarë organi, as institucioni tjetër ligjor, as juridik qoftë me karakter të brendshëm apo ndërkombëtar, sepse e drejta ndërkombëtare nuk njeh kurrfarë kategorie të imponuar politike “ sovranitet mbi sovranitet” sikurse që është rasti skandaloz antiligjor dhe antikushtetues i pranisë së UNMIK-ut dhe i EULEX-it në Kosovë. Kjo formë e imponimit të UNMIK-ut dhe të EULEX-it (nga Beogradi, nga BE-ja dhe nga OKB-ja), është në kundërshtim flagrant me nenet dhe paragrafët e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me normat, me parimet dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, sepse në praktikën e derisotme të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk njihet një formë e këtillë e qeverisjes së ndonjë vendi “ SOVRANITET MBI SOVRANITET”!?

Qeveria e Hashim Thaçit është fajtore kryesore për përqafimin e “mbetjes” së UMIKU-t dhe të Planit 6-të Pikësh të Vuk Jeremiqit, pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008)

Pra, me gabimin dhe me fajin e politikës dhe të diplomacisë së qeverisë së Kosovës së Hashim Thaçit (2008-2016), Beogradi do të përzihet në punë të brendshme të Kosovës derisa qeveria dhe kuvendi i saj përfillin Rezolutën 1244 të KS dhe “Planin 6-të Pikësh” të Vuk Jeremitiqit dhe të Ban Ki Moon-it, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju-Jork, më 28 nëntor 2008.

Fatkeqësisht, kjo formë e gabuar juridiko-politike dhe kushtetuese, e bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe në “Planin Gjashtë Pikësh” të Beogradit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara përbën BAZËN POLITIKE të kërkesave dhe të ankesave të Beogradit zyrtar për ndërhyrjen në çështje të brendshme të Kosovës, me qëllim të rikthimit të kolonisë së tij të dikurshme nën sovranitetin territorial dhe shtetëror të Serbisë.

Së fundi, na pëlqeu apo jo, kjo farë forme hibride antijuridike ndërkombëtare e “sovranitetit tredimensional” të trefishtë politik ( Kosovë+UNMIK+EULEX) është “karta kryesore” e lojërave dhe e shantazheve të pakufijshme të Serbisë për ta sfiduar dhe kontestuar pavarësinë e Kosovës në planin ndërkombëtar. Mjerisht, këtë e dëshmon edhe “Dialogu i Brukselit” (2012-2016) në përmbyllje të të cilit, Serbia do të kërkojë kthimin e Kosovës nën sundimin e saj të dikurshëm kolonialist (1912-199). Kjo është esenca e përmbajtjes së dialogimit të Prishtinës dhe të Beogradit në Bruksel, jo “tabelat e veturave” etj. Kinëse për normalimin e marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë. Absurditet, po si mund të ndërtohet baza thelbësore e normalizimit të marrëdhënieve të ndërsjella mes këtyre dy vende, kur Serbia nuk po e njeh Republikën e Kosovës, por institucionet e saj ( Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën) i quan të “përkohshme”!?

Derisa UNMIK-u dhe EULEX-i (sipas Rezolutës 1244 dhe Planit 6-Pikësh të veprojnë në kuadrin legal të sovranitetit të Kosovës, Beogradi zyrtar së bashku me Rusinë e Vladimir Putinit, do të bëjnë çmos, që ta “bombardojnë” statusin e pavarësisë së Kosovës.

Comments