Qytetarët nga rajonet e përmbytura ta paraqesin në MF bankën për pagesën e ndihmës paradhënëse
Qytetarët nga rajonet e përmbytura sot dhe nesër duhet t’i paraqesin në Ministrinë e Financave bankat afariste në të cilat duan t’u paguhet kompenzimi në para.
Personat e evidentuar nga listat e dorëzuar nga ana e Komisionit për bërjen e vlerësimit të dëmeve të pronës së patundshme dhe të tundshme në rajonet e përfshira nga moti i ligë dhe përmbytjet në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, duhet ta paraqesin zgjedhjen e bankës afariste në kontakt telefonat vijues: 02/3255578, 02/3255586, 02/3255743 dhe 02/3255742 dhe atë sot dhe nesër në periudhën nga ora 9 deri në orën 17:30 dhe të hënën nga ora 08:30 deri në orën 19.
Pagesa e mjeteve do të bëhet në para të gatshme, në sportelet e asaj banke afariste për të cilën personi do të përcaktohet.
Bankat do ta bëjnë pagesën në bazë të dokumentit për identifikim letërnjoftimit apo pasaportës. Qytetarët dëmet kanë mundur t’i paraqesin edhe gjatë ditës së djeshme.